Gjyqi penal në Shkup sot ka caktuar paraburgim tridhjetëditor për katër persona te të cilët janë gjetur 100 kilogram marihuanë të dedikuar tregut turk.
Dy të dyshuar për prodhim dhe qarkulli të drogës janë shtetas maqedon, njëri është shqiptar dhe njëri shtetas kosovar, ka kumtuar prokuroria maqedonase për krim të organizuar.
Kjo prokurori udhëheq hetimin kundër katër të të dyshuarëve për vepër penale “prodhim i pautorizuar dhe vënja në qarkullim të drogave dhe substancave psihotropike”. /gazetametro.net