Loading…

Dy shoferë të një ministrie në Shqipëri i’a panë sherrin Abetares

  • 15/11/2016 | 10:03

Dy shoferë të një ministrie në Shqipëri i’a panë sherrin Abetares

Policia greke ka ndaluar dy shoferë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë Agim Asllani dhe Altin Tafa nën dyshimin se po transportojnë materiale propagandistike.

Sipas burimeve policore ata kanë kaluar kufirin shqiptaro-grek rreth orës 16:30 dhe janë ndaluar për një kontroll në brendësi të kufirit grek.

Gjatë kontrollit dy të ndaluarëve u janë gjetur libra dhe abetare në gjuhën shqipe që sipas agjentëve është vlerësuar se po transportonin materiale propagandistike kundër Greqisë.

Burime lokale i thanë Top Channel se matetialet që po transportoheshin prej dy të ndaluarve nuk ishin të vulosura, pra nuk konsideroheshin pako diplomatike dhe nuk kishte asnjë dokument shoqërues për këto materiale prej Ministrisë së Jashtme shqiptare, çka sipas palës greke konsiderohet kundërvajtje.

Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Glevin Dervishi konfirmoi për Top Channel lajmin e ndalimit të dy shoferëve, të cilët po transportonin libra për fëmijët e emigrantëve, duke shtuar se pala greke ka konstatuar se librat që ata transportonin, kishin përmbajtje sensitive historike për palën greke.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë