Loading…

Shumë zhurmë për asgjë: I bien pishman shkollat në Prishtinë që thanë se do ta ndalin grevën

  • 26/09/2022 | 23:33

Shumë zhurmë për asgjë: I bien pishman shkollat në Prishtinë që thanë se do ta ndalin grevën

Prindërit dhe nxënësit e shkollës “ Faik Konica” në Prishtinë protestuan sot për hapjen e shkollës dhe ndërprerjen e grevës, në shkollën “Hasan Prishtina” pasi njoftuan se do të fillojë mësimi, kanë fshirë njoftimin në Facebook.


Bashkë me prindërit e tyre, në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, këta kërkuan ndërprerjen e grevës në arsim.

Nxënësja Adea Bytyqi tha se greva po i dëmton më së shumti fëmijët.

Florent Ismaili, vajza e të cilit vijon mësimin në këtë shkollë, kërkoi që greva të përfundojë sa më parë.

Madje, Remzi Kica i cili ishte pjesë e protestës, u shfaq i gatshëm që t’u mbajë mësim fëmijëve.

Kica tha që është i gatshëm t’i mobilizojë edhe pensionistët e tjerë për këtë iniciativë.

“Unë si profesor jam gati që të shkoj në çdo shkollë që më thërrasin të mbaj fizikën. Meqë nuk duan kolegët e mi të rrijnë, jam në gjendje dhe do të mobilizojë të gjithë kolegët e mi që janë në pension të shkojmë të mbajmë mësim, pa pagesë, vullnetar”, ka thënë Kica për T7.

Ndërsa në shkollën “Hasan Prishtina” njoftuan se do të fillojnë procesin mësimor të martën.

Mirëpo, disa orë më pas, nga ky institucion kanë fshirë njoftimin nga faqja e tyre në Facebook.

Ngjashëm ndodhi edhe në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit, ku pasi që mësimdhënësit u paraqitën në objektin shkollor, vendosën që përsëri të vazhdojë greva.

Ndërsa, nga Sindikata e Arsimit kanë njoftuar se greva vazhdon, dhe nuk kanë ftesë për takim nga Qeveria.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë