Loading…

Dy shenja të horoskopit reagojnë keq ndaj stresit: Jeni mes tyre?

  • 26/01/2022 | 23:46

Dy shenja të horoskopit reagojnë keq ndaj stresit: Jeni mes tyre?

Fatkeqësisht, eliminimi i stresit nuk është aq i thjeshtë.


Ka një rrugë që çon në zgjidhjen e këtij problemi me kokë të ftohtë dhe në mënyrë taktike.

Nga ana tjetër, në një masë të madhe mënyra se si e përballoni stresin kushtëzohet nga shenja juaj, transmeton Telegrafi.

Cilat janë shenjat që thyhen nga stresi?

Luani

Pavarësisht punës së palodhur, duket se Luani rrallëherë arrin t’i përfundojë në kohë të gjitha detyrimet. Gjithmonë në nxitim, gjithmonë në fluturim, Luani është i angazhuar në njëqind anë dhe gjithmonë i duket se jeta e tij është më e ndërlikuara. Në çdo situatë me të cilën përballet, Luani ka nevojë për konfirmim nga personat që kanë rëndësi për të, përndryshe e konsideron të kotë.

Edhe pse Luani adhurohet në shoqëri si një person shumë i zgjuar dhe argëtues, ai duhet t’i shikojë problemet e tij më shumë si pjesë përbërëse të jetës, sesa diçka që i shkakton stres, shkruan Pure Wow.

Virgjëresha

Virgjëresha vëzhgon botën me thjerrë mikroskopi, duke parë të gjitha detajet dhe të metat më të vogla të njerëzve dhe situatave të caktuara.

Ajo përpiqet të jetë e përsosur në çdo mënyrë – gramatikisht, higjienikisht, nutricionistisht, kështu që përsëri i duket se asgjë për të cilën po punon nuk është mjaft e mirë. Pikërisht për këtë, kur gjërat nuk shkojnë mirë në sytë e një Virgjëreshe, është pak të thuhet se ajo mendon se e gjithë bota rreth saj po shembet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë