Loading…

Dy shefa policie të arrestuar për bashkëpunim në trafik droge

  • 03/02/2017 | 23:19

Dy shefa policie të arrestuar për bashkëpunim në trafik droge

Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi dy zyrtarë të lartë të Policisë në Vlorë dhe Gjirokastër të hetuar për “favorizim të drogës”.


Sipas burimeve zyrtare Shefi i Rendit në Policinë e Qarkut të Vlorës, Haki Hasanbegaj dhe shefi i Specialistëve të Policisë së Zonave në Tepelenë, Gani Abazaj, u arrestuan pas një urdhri të Prokurorëve.

Arrestimet vijnë në një kohë kur sasi të mëdha marijuane po transportohen çdo ditë drejt vendeve fqinje dhe kryesisht drejt Italisë dhe Greqisë, raporton VoA.

Vetëm në 24 orët e fundit policia greke bllokoi rreth 300 kilogramë marijuanë të futur nga Shqipëria përmes mjeteve motorike dhe korrierëve të drogës.

Policia greke vlerëson se trafikantët po përdorin “korrierët” e vegjël për të transportuar në thellësi të Greqisë sasitë e marijuanës që u kultivuan në Shqipëri vitin e shkuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë