Loading…

Dy projekte filmike nga Kosova në Puntorinë Rotterdam Lab

  • 26/01/2017 | 08:20

Dy projekte filmike nga Kosova në Puntorinë Rotterdam Lab

Në International Film Festival Rotterdam, në kuadër të cilit mbahet punëtoria pesë ditore Rotterdam Lab, do të jenë dy filma nga Kosova.


Producenti Yll Uka me projektin filmik ‘Zgjoi’ dhe producenti Casey Cooper Johnson nga projekti filmik ‘Zana’, do të jenë pjesë e këtij festivali,  falë partneritetit që Qenda Kinematografike e Kosovës ka krijuar me Rotterdam Lab.

Qëllimi i puntorisë Rotterdam Lab është avansimin e producentëve në zhvillim nga e gjithë bota dhe krijimin e mundësive për njohuri dhe ekspertizë. Kjo puntori është e organizuar nga tregu për bashkëprodhim ‘CineMart’, i njohur si tregu joformal i filmit, i ndjekur nga një numër i madh i profesionistëve ndërkombëtar të filmit, të cilët janë të interesuar të investojnë në projekte të reja filmike.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë