Loading…

Dy persona të plagosur në qendër të Prishtinës, policia jep detaje: Identifikohen të dyshuarit

  • 27/03/2023 | 22:02

Dy persona të plagosur në qendër të Prishtinës, policia jep detaje: Identifikohen të dyshuarit

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri sonte rreth orës 20:20 në rrugën ‘Qamil Hoxha’ në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Metro zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se nga dy të lënduarit, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit, teksa të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

”Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”

”Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë ajo.

Tutje, Ahmeti tha personat e dyshuar tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

”Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë,” tha ajo për Gazeta Metro. /gazetametro.net

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Prishtinës, dyshohet për të plagosur

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë