Në Pejë në mëngjesin e së shtunës një ankues ka lajmëruar policinë se dy meshkuj kishin futur me forcë në makinë një vajzë.
Më pas të dyshuarit janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes duke u larguar në drejtim të panjohur, njofton policia, përcjell gazetametro.net
E më vonë njëri prej të dyshuarve bashkë me viktimën janë paraqitur në stacionin policor. Ai pas intervistomi është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, kurse i dyshuari tjetër bëhet e ditur se është në arrati. /gazetametro.net