Loading…

Dy persona përfundojnë në QKUK, pasi u rrahën keq në Prishtinë

  • 27/05/2022 | 21:47

Dy persona përfundojnë në QKUK, pasi u rrahën keq në Prishtinë

Dy persona janë lënduar teksa janë rrahur mes vete në Prishtinë.


Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  19 :30,  kemi pranuar informatën për një përleshje fizike e cila ka ndodhë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga  mjete të forta, janë lënduar dy persona.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person i cili ka qenë i përfshirë më rrahje.

Policia ka  nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

Ndërkaq nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës kanë thënë se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e dy pacienteve pranuar në Emergjencë është e mirë, janë trajtuar dhe nuk ka rrezik për jetë”, ka thënë mjeku kujdestar Avdush Bajgora në QKUK për RTK-në.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë