Loading…

Dy parti opozitare i bashkohen dialogut

  • 03/12/2018 | 22:52

Dy parti opozitare i bashkohen dialogut

Dy partitë opozitare, PSD-ja e Shpend Ahmetit dhe Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës, do të bëhen pjesë e ekipit të qeverisë për dialogun me Serbinë.


Burimet i kanë thënë KTV-së se pushteti do të provojë që qysh nesër në seancën e Kuvendit ta miratojë Rezolutën për dialog dhe ekipin negociator qeveritar për këtë proces.

Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së, pritet ta bashkëkryesojë ekipin me Fatmir Limajn e Nismës.

Sipas burimeve ky është fillimi i një bashkëpunimi më afatgjatë mes PSD-së dhe Alternativës, bashkë me AAK-në, që kanë diskutuar garimin e përbashkët me një listë në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë