Loading…

Dy parimet për të cilat disktuan Mustafa dhe Abdixhiku

  • 18/05/2017 | 12:00

Dy parimet për të cilat disktuan Mustafa dhe Abdixhiku

Anëtari më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka shpjeguar aderimin e tij në partinë e Isa Musatfës. Abdixhiku është shprehur se LDK’ja do jetë e angazhuar për rrugë evropiane.


Ai ka bërë të ditur se me kryeministrin në largim kanë deklaruar mbi dy parime thelbsore, pajtimi në të cilat edhe dërgoi deri te ky aderim, shkruan gazetametro.net

“Nisma për reformë e hapje të partisë nga kreu i LDK-së, në një kohë qenësore për vendin, ka nxitur një seri takimesh e bisedash në mes meje e lidershipit të LDK-së; gjithmonë me qëllim të gjetjes së mundësive eventuale për bashkëpunim për këtë ndryshim”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

Abdixhiku dhe Mustafa kanë diskutuar mbi dy parime thelbësore, si vijon:

  1. Që hapja të ishte substanciale e reforma të reflektohej në vazhdimësi – nisur nga këto zgjedhje e tutje. Mbi të gjitha, që LDK të synonte unifikimin e garimin me njerëzit më të mirë të saj; me secilin që shtynë përpara orientimin politik pro Republikë. 
  2. Që LDK e ardhshme të angazhohej për front anti-kapje e agjendë evropiane. Që ç’kapja të ishte qëllimi i pakontestuar i ekzistencës politike, bashkëjetesa me kapës asnjëherë alternativë, e angazhimi për zhvillim ekonomik të jetë synim i pazëvendësueshëm. Në një mision të tillë do të provonim ndërtimin e fronteve me grupime politike që kanë këtë për qëllim primar.   /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë