Ky dimër si duket është shumë i vështirë për t’u kaluar lehtë. Bora që ka rënë duket mjaftë e bukur dhe përrallore. Por, kjo nuk mund të vlejë për të gjithë, pasi njerëzit të cilët ngasin veturat e tyre, e të cilëve në mëngjes i është ngecur vetura nga akulli, mundet edhe të mos u pëlqejë aq.
Për këtë gjë, gazetametro.net u tregon dy mundësi se si të dilni nga kjo situatë:
1. Për deri sa vozisni veturën në ditët e ftohta me borë, është ide shumë e mirë të mbani brenda veturës suaj një qese me rërë për mace. Në momentin kur vetura juaj ngec në borë, merrni qesen dhe derdhni rërën bash para gomave. Kështu do të dilni më lehtë nga akulli duke mos ju rrëshqitur vetura.
2. Mënyra tjetër për dalje nga ngecja në borë është të nxjerrni tepihët e veturës suaj dhe t’i vendosni bash para gomave. Kjo metodë me siguri do të ju ndihmojë të dilni nga bora./gazetametro.net