Loading…

Dy mësimet që Djuric i mori nga Kosova

  • 26/03/2018 | 21:00

Dy mësimet që Djuric i mori nga Kosova

Shefi i zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, sot u tërhoq zvarr nga Policia e Kosovës. Ai edhe një herë tjetër ishte turpëruar kur po provonte të provokonte shtetin e Kosovës, por me gjasë nuk mori mësim.


Para provokimit të sotëm, kur hyri në veri të Mitrovicës pa leje, derisa thoshte se nuk ka shqiptar që mund ta arretoj, Djuric ishte kthyer mbrapsht edhe me trenin e famshëm rus e me parulla provokuse që ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës, shkruan gazetametro.net.

Edhe në atë rast njësitet speciale të Policisë së Kosovës, kishin dalë në veri për të mos lejuar hyrjen e trenit. Djuric me serbët tjerë që ishin nisur me festë nga Beogradi, ishin kthyer kokëulur nga kishin ardhur. Ndërsa treni i famshëm, dhuratë nga Rusia, sot shfrytëzohet për udhëtime lokale në Serbi, duke u njohur si një lokomotivë që tërheq pas turpin e Serbisë që ja shkaktoi Kosova.

Sot ishte mësim edhe më i rëndë për Djuricin, dhe me gjasë do t’i shërbejë si mësim që më të mos e përsërisë asnjëherë.

Djuric u arrestua nga njësitet speciale të policisë së Kosovës, duke u tërhequr zvarrë nga vendi ku kishte ardhur, kinse për të debatuar me serbët lokal rreth dialogut Kosovë-Serbi. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë