Loading…

Dy kosovarë babë e djalë, rrahin policët zviceranë

  • 24/09/2018 | 13:05

Dy kosovarë babë e djalë, rrahin policët zviceranë

Dy kosovarë, babë e djalë në Zvicër, kanë rrahur dy policë zviceranë, pas një mosmarrëveshjeje që kishte ardhur si pasojë e një veture të parkuar gabimisht.


Siç njoftoi policia e kantonit Aargau, mosmarrëveshja ka ndodhur të premten mbrëmë.

Sipas policisë, kosovari 31 vjeçar kishte sulmuar një person tjetër, ndërsa policia ishte futë në mes për të ndërmjetësuar, ku pësuan lëndime edhe ata.

Sipas Blic.ch pastaj ka ndërhyrë në sulm edhe 66 vjeçari, babai i të riut kosovar. Policia ishte detyruar të përdor gazin lotsjellës për t’i larguar dy kosovarët.

Të dy policët është dashur të marrin trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga kjo përleshje, ndërsa njëri nga ta nuk është në gjendje të punojë për shkak se ka pësuar lëndime në dorë. Kolegu i tij ka pësuar lëndime në sy.

Ndaj tyre, është hapur një hetim penal.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë