Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy persona në Istog, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë në familje, ndaj dy viktimave femra, shkruan Gazeta Metro.
Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se dje në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona në Istog.
Dy të arrestuarit kishin ushtruar dhunë familjare njëri ndaj bashkëshortes, ndërsa tjetri ndaj viktimës femër.
Që të dy janë dërguar në mbajtje, derisa viktimat kanë marrë tretman mjekësor.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Istog 30.03.2020 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Istog 30.03.2020 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima marrë tretman mjekësor dhe ka lëndime të lehta, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje./gazetametro.net