Loading…

Dy gra të vdekura nga aksidenti në Drenas, flet mjeku kujdestar

  • 23/05/2021 | 20:34

Dy gra të vdekura nga aksidenti në Drenas, flet mjeku kujdestar

Një aksident i rëndë mes dy automjeteve ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Korroticë të Poshtme të Drenasit, ku si pasojë të vdekura kanë mbetur dy gra.


Nga ky aksident u lënduan edhe katër persona të tjerë që morën trajtim mjekësor teksa rreth rastit për Klan Kosova ka folur mjeku i Qendrës Mjekësisë Familjare në Komoran, Feriz Bytyqi.

“Është e vërtetë se një person ka ardhur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran pasdite dhe ka ardhur pa shenja jete. Përkundër të gjitha masave të ndërmarra nuk kemi arritur të bëjmë asgjë sepse e njëjta kishte ndërruar jetë”, tha Bytyqi.

Mjeku mes tjerash bëri të ditur se nga ky aksident për trajtim mjekësorë kanë qenë edhe katër të lënduar por që të njëjtit janë përcjell për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë