Loading…

Dy futbollistë shqiptarë në mesin e më të mirëve të javës në Bundesliga

  • 11/05/2026 | 21:10

Dy futbollistë shqiptarë në mesin e më të mirëve të javës në Bundesliga

Dy futbollistët shqiptarë, Albian Hajdari dhe Arijon Ibrahimoviq, kanë qenë ndër emrat më të spikatur të javës në elitën e futbollit gjerman, duke siguruar vend në formacionin ideal pas paraqitjeve të shkëlqyera me ekipet e tyre.


Mbrojtësi i TSG Hoffenheim zhvilloi një ndeshje të mirë me suksesin 1:0 ndaj Werder Bremen. Ai tregoi qetësi dhe stabilitet në repartin defensiv gjatë gjithë takimit, çka bëri që të vlerësohej lart për kontributin e tij në këtë fitore të rëndësishme.

Nga ana tjetër, edhe Arijon Ibrahimoviq vazhdoi të shkëlqejë me fanellën e Heidenheimit. Mesfushori ofensiv realizoi një gol dhe dhuroi një asist në triumfin 3:1 ndaj Kolnit, performancë që i siguroi notën 8.5 dhe përfshirjen në formacionin ideal të javës, sipas faqes Sofa Score.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë