Loading…

Dy femra sulmohen seksualisht në rajonin e Prishtinës

  • 18/02/2022 | 09:03

Dy femra sulmohen seksualisht në rajonin e Prishtinës

Dy sulme seksuale kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës bëhet e ditur në raportin e fundit nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Cak i sulmit seksual në Prishtinë ishte një femër e mitur kosovare, e cila kishte njoftuar organet e rendit për rastin. Ky rasti është duke u hetuar.

Ndërsa në qytetin e  Lipjanit për rastin e njëjtë, janë arrestuar dy persona, meshkuj, ku njëri prej tyre ishte i mitur.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje, kurse personi i mitur është liruar me procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 17.02.2022 – 16:30. Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar. Rasti është duke u hetuar”.

“Lipjan, 16.02.2022 – 13:00. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë