Loading…

Dy fëmijët iu mbytën në lumë: Ç’po ndodh me nënën nga Prizreni në Francë

  • 27/12/2019 | 09:00

Dy fëmijët iu mbytën në lumë: Ç’po ndodh me nënën nga Prizreni në Francë

Nëna e dy fëmijëve 3 dhe 5 vjeçar që vdiqen dje në Francë pasi ranë në lum, kërceu t’i shpëtojë këta dy por fatkeqësisht nuk arriti, dhe u shokua pas rastit ku është dashur të shtrihet në spital, transmeton Gazeta Metro. 


Familja nga Prizreni prej të cilës humbën jetën dy fëmijët jetonte prej 15 vitesh në qytetin Mont Brison, të Francës. Majda Demiri, 5 vjeç dhe Adil Demiri 2 vjeç humbën jetën tragjikisht në lumin, Le Moingt, ditën e mërkurë.

Ngjarja tragjike ndodhi para syve të nënës së tyre, 35-vjeçares Arijana Demiri. Pasi pa se 2 fëmijët e saj që po luanin ranë në ujë ajo u fut në lumë, por nuk mundi t’i nxirrte ata jashtë për shkak të dallgëve. Televizioni “T7” i Kosovës ka arritur të kontaktojë familjarët që tregojnë si ndodhi ngjarja.

Pas ngjarjes tragjike nëna është shtruar në spital. Sipas familjarëve, ajo është ende është në gjendje kome. Zyra e prokurorit në Saint-Etienne ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave. Familjen nga Kosova e kanë ngushëlluar Presidenti Hashim Thaci, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë