Sot në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale ndërmjet dy klubeve me histori në basketbollin kosovar, Trepçës dhe Pejës dhe ndeshja tjetër ajo ndërmjet Golden Eagle Ylli kundër skuadrës prizrenase, KB Bashkimi, transmeton Gazeta Metro.
Me fillim nga ora 17:00 Trepça dhe Peja do të përballen me njëra-tjetrën, një sfidë e cila gjithmonë ka ditur të sjellë emocione dhe interes shumë të madh tek tifozët.
Trepça arriti në gjysmëfinale pasi arriti ta mposht KB Rahovecin në çerekfinale, kurse Peja mposhti në një ndeshje mjaft emocionuese Prishtinën.
Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit e cila zhvillohet në ora 20:00. Suharekasit vijnë nga një fitore bindëse kundër Dritës, ndërsa në derbin e qytetit Bashkimi arriti ta mposht Prizrenin. /gazetametro.net