Loading…

Dy amerikanë u vranë nga Izraeli duke luftuar krah Hamas, babai e i biri dizajnonin raketat për terroristët

  • 25/05/2021 | 13:12

Dy amerikanë u vranë nga Izraeli duke luftuar krah Hamas, babai e i biri dizajnonin raketat për terroristët

Një shtetas amerikan i njohur si Osama al-Zebda luftonte me brigadat Izz ad-Din al-Qassam të Hamas gjatë konfliktit të fundit me Izraelin. Ai është vrarë së bashku me të atin e tij Jamal Al Zebda – të dy inxhinierë – me 12 maj nga Forcat Ajrore të Izraelit, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportit të Joe Truzman një kontribuues në Fondin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD) ka shkruar të shtunën për këtë ngjarje. Aty theksohet se al-Zebda ishte në listën e vëzhgimit të terrorizmit të SHBA’së. I biri i zl-Zebda ishte parë së bashku me të birin adoleshent në xhirimin me komandantin e Hamas Yahya Sinwar të hënën, ku komandanti i jep fëmijës një pushkë në dorë. Vdekja e Osama dhe Jamal, një inxhinier i njohur i Hamas, janë raportuar në mediat palestineze.

Ata pretendohen të jenë vrarë nga një sulm ajror i Izraelit me 12 maj, sipas artikullit.

Truzman që është ekspert për grup terroriste dhe militante – me përqendrim në Gaza – ka nënvizuar se “Osam al-Zeebda si duket ka qenë cak i fushatës së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit kundër liderëve dhe komandantëve të fraksioneve militante në Gaza. Disa komandantë dhe militantë të nivelit të mesëm janë raportuar si të vrarë gjatë operacionit dhjetë ditor”.

Artikulli i FDD nga Truzman thekson se mbetet e paqartë nëse Osama kishte lindur në SHBA apo ishte shtetas i natyralizuar. Jamal al-Zebda, i ati i tij, po ashtu është vrarë në sulmin ajror të 12 majit. Nasser Atta, gazetar ka theksuar se “profesori Jamal al-Zeeebda, 64 vjeeç, ishte kreu i programit zhvillues të raketave në Hamas…ai kishte diplomuar në universitete amerikan dhe djali i tij më i parë, Osma, 33 vjeç, është shtetas amerikan që ishte inxhinier në këtë departament të raketave; të dy u vranë nga një sulm ajror izraelit në Gaza para dhjetë ditësh”.

Truzman thekson se Jamal ishte përshkruar se faqja në hebraisht e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit si “epror në divizionin e hulumtimit dhe zhvillimit të Hamas”. Al-Monitor po ashtu ka theksuar emrin e tij me 13 maj si prej “komandantëve, që përbënin bërthamën e projektit ushtarak të Hamas, përfshi komandantët e brigadave të qytetit të Gazës, Bassem Issa. Jomaa Tahla, Jamal al-Zebda, Kazem al-Khatib, Walid Shmali dhe Sami Radwan.”

Jamal al-Zebda kishte një doktoratë në inxhinieri mekanike, me specializim në aerodinamikë. Kjo do të ishte kyçe në punën e tij me predhat që organizata terroriste Hamas i hodhi mbi civilët në Izrael.

Raporti i Truzman pretendon se mediat sociale kanë qarkulluar imazhe të Osma al-Zebda dhe babait tij që i quajnë martirë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë