Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, njëra në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, kurse tjetra afër sheshit Bill Klinton, shkruan gazetametro.net.
Kolonat e gjata në këtë rrugë, mund të kenë qenë arsye për aksidentet e shkaktuara.
Ndërsa, ende nuk dihet nëse të aksidentuarit kanë pësuar ndonjë lëndim trupor.
Ndryshe, këtë vit në Kosovë janë shënuar shumë aksidente në komunikacion, disa prej tyre me fatalitet.
Vetëm gjatë mbrëmjes së kaluar ndodhën disa të tilla, ku në tre prej tyre humbën jetën një 6 vjeçare, një 28 vjeçar dhe një 65 vjeç u shtyp për vdekje/gazetametro.net