Loading…

DW: Haradinaj më afër Hagës sesa Beogradit

  • 23/01/2017 | 12:37

DW: Haradinaj më afër Hagës sesa Beogradit

Gjithnjë e më tepër flitet se Ramush Haradinaj nga Franca mund të dorëzohet Gjykatës speciale, shkruan Deutsche Welle.


Udhëheqësi i Prokurorisë serbe për krime lufte Milan Petrovic, për DW, ka konfirmuar këtë mundësi.

Dokumentacioni është dërguar, ka thënë kush çka ka pasur të thotë, dhe tani për rastin e Ramush Haradinajt duhet të pritet, transmeton gazetametro.net.

Vendimin përfundimtar për fatin e ish komandantit të UÇK’së do të merr gjykata franceze. Për detajet e hetimit edhe më tutje dihet shumë pak. Në Beograd pretendojnë “se sipas deklaratave të 30 dëshmitarëve, Haradinaj është përgjegjës për 13 viktima”.

Serbia pret nga organet e drejtësisë franceze se Ramush Haradinajn të ekstradojë në Serbi, thotë për DW Petrovic. “Këtë e presim për arsye se është fjala për rastin e pastër juridik që nuk është i ngarkuar me konotacion politik”.

Petrovic në bisedë nuk ka mundur që të tregojë detajet e kërkesës për ekstradim “sepse dëshmitarët janë shpallur posaçërisht të ndjeshëm, dhe se ata janë në asi situate ku mund të zbulohet sekreti i hetimit, por edhe mund të vijë në pyetje siguria e dëshmitarëve të cilët do të paraqiten në proces”, transmeton gazetametro.net.

“Nëse do të kisha vënë bast se si do të jetë vendimi i gjykatës franceze, mendoj se Ramush Haradinajn më parë do ta dorëzojnë Hagës sesa Serbisë”, konsideron Milivoje Mihajlovic, drejtor i Radio Beogradit dhe raportues shumëvjeçar nga Kosova. “Rasti mund të përfundoj me lirimin e tij, sipas modelit të Ejup Ganic’it, ose dërgimin e tij në Hagë. Dhe kjo në njëfarë mënyre do të ishte hapja e Gjykatës speciale për krime lufte. Mendoj se nuk ekziston disponimi në Francë që ai të dorëzohet në Serbisë”, thotë Mihajlovic për DW. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë