Serbia deri në fund të qershorit dhe fiullimit të kryesimit rumun të BE-së ndoshta ka mundur të hapë vetëm edhe një kapitull të bisedimeve, transmeton Gazeta Metro.
Gazeta serbe “Novosit”, duke iu referuar burimeve anonime diplomatike në Bruksel, shkruan se ky do të duhej të jetë kapitulli i 9-të, i cili ka të bëjë me shërbimet financiare, por, sipas gazetës, as rreth tij nuk është arritur pajtim i plotë mes shteteve anëtare.
Gazeta thekson se, po ashtu, ekziston opsioni që Beogradi javët në vazhdim të mos hapë asnjë kapitull, përkatësisht që ne qershor fare të mos caktohet konferenca ndërqeveritare e Serbisë e BE-së.
Gazeta shton se një “dush i ftohtë” i tillë për integrimet evropiane tash e një kohë të gjatë paralajmërohet nga Brukseli, si për shkak të problemeve të brendshme në vetë BE-në, ashtu edhe për shkak të tentimit që të bëhet presion shtesë mbi Beogradin në procesin e zgjidhjes së kontestit me Kosovën.
Ritmin e ngadalësuar i integrimeve të Serbisë sidomos e diktojnë disa shtete anëtare, si Kroacia, por mosbesim shfaqin edhe vendet e Baltikut, të cilave u pengojnë marrëdhëniet e Beogradit e Moskës, shton gazeta./gazetametro.net