Loading…

‘Durrësi’ – zbulohet në Londër rreth dy shekuj më vonë piktura historike e Gabriele Carelli

  • 08/08/2026 | 18:38

‘Durrësi’ – zbulohet në Londër rreth dy shekuj më vonë piktura historike e Gabriele Carelli

“Durrësi” është një pikturë historike me akuarele e shekullit të 19-të realizuar nga artisti i shquar italian Gabriele Carelli (1820–1900) Është zbuluar në Londër një pikturë e rrallë, në të cilën paraqitet Durrësi i shek. XIX. Piktura mban firmën e piktorit të shquar napoletan Gabrielle Carrelli (1820 – 1900) dhe është shitur në një ankand të Londrës në shtator 2009.


Blerësi ka preferuar të mbetet anonim ashtu sikurse edhe çmimi i pikturës me vlera të rralla historike.

Carelli ishte një akuarelist i apasionuar pas udhëtimeve, i njohur për veprat e tij topografike, peizazhet arkitekturore të detajuara dhe lidhjet e profilit të lartë.

Vepra e tij përshkruan qytetin historik bregdetar portual të Durrësit, duke prekur arkitekturën e tij lokale dhe atmosferën mesdhetare të rreth dy shekujvë më parë.
Piktura është realizuar si akuarel në letër , me përmasa afërsisht 13.7 x 21.6 cm.
Piktori dhe vëllai i tij braktisën Napolin pas trazirave në qytet, reeth viteve 1850-‘60 dhe u shpërngulën për disa kohë në Durrës ku edhe është realizuar vepra në fjalë.

Gabriele Carelli, në fillim të viteve 1880, tërhoqi vëmendjen e Mbretëreshës Viktoria dhe gëzoi respektin e saj. Kjo ishte arsyeja pse vendosi të jetonte në Londër ku mbetën shumë nga veprat e tij.

Një koleksion masiv i veprave të tij ruhet në Koleksionin Mbretëror Britanik në Windsor Castle .Vepra u shit nëpërmjet Halls Fine Art në një ankand publik. Ndërsa veprat e jashtëzakonshme nga Carelli mund të shiten për disa mijëra dollarë, veprat e tij më të vogla në letër tregtohen rregullisht në platforma si MutualArt dhe Invaluable për një çmim mesatar jo më pak se 1 mijë dollarë./mapo/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë