Loading…

Durrës, hidhet në erë me eksploziv zyra elektorale e LSI’së

  • 23/06/2017 | 09:40

Durrës, hidhet në erë me eksploziv zyra elektorale e LSI’së

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës para zyrës elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin bregdetar të Durrësit.


Burime nga policia bëjnë me dije se  ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 18 të qytetit, ku  lënda plasëse është vendosur në hyrje të zyrës elektorale, ndërsa sasia ka qenë e vogël.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, sqaron policia.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët anti-eksploziv.

Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin,  kapjen e  autorëve dhe zbardhjen  e plotë të ngjarjes.  Incidenti i rëndë është i pari i këtij lloji gjatë kësaj fushate elektorale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë