Loading…

Duke iu dridhur zëri, gazetari Ilir Ikonomi: Kjo ishte dita ime e fundit në ‘Zërin e Amerikës’

  • 29/05/2021 | 08:38

Duke iu dridhur zëri, gazetari Ilir Ikonomi: Kjo ishte dita ime e fundit në ‘Zërin e Amerikës’

Pas tre dekadash tek Zëri i Amerikës, gazetari Ilir Ikonomi, moderoi të premten, emisionin e fundit në karrierën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.


Gjatë kësaj kohe, ai ka mbuluar ngjarje të mëdha në SHBA, Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka publik shqipfolës.

“Në këto momente kujtoj njërën nga ngjarjet kulmore të karrierës sime – 12 qershorin e vitit 1999 kur hyra në Kosovë bashkë me trupat e NATO-s dhe raportova prej andej për Zërin e Amerikës me një telefon satelitor”, tha ndër të tjera ai.

Përshëndetja e plotë e tij:

“Përpara se të ndahemi, do të desha t’ju njoftoj se kjo është dita ime e fundit në Zërin e Amerikës. Pas kësaj, unë dal në pension për të ndjekur pasione të tjera në jetën time.

Pas pothuajse tre dekadash, ndihem i privilegjuar që punova në këtë institucion kaq të respektuar që tradicionalisht njihet si zëri i së vërtetës. Por unë do të desha t’ju them ju të gjithëve, shikuesve tanë: ju faleminderit për mundësinë që më dhatë për të hyrë në shtëpitë tuaja, për të folur hapur me ju, për të ndarë me ju lajmet nga Amerika dhe nga bota.

Në këto momente kujtoj njërën nga ngjarjet kulmore të karrierës sime – 12 qershorin e vitit 1999 kur hyra në Kosovë bashkë me trupat e NATO-s dhe raportova prej andej për Zërin e Amerikës me një telefon satelitor.

Ngjarje si kjo dhe të tjera do të mbeten të pashlyera në kujtesën time.

Kur u krijua Zëri i Amerikës rreth 80 vjet më parë, prezantuesi i saj William Harlan Hale, tha disa fjalë monumentale që ne i përmendim vazhdimisht si kredon tonë. Ai tha: “Lajmet mund të jenë të mira për ne, ose të këqia. Ne do t’ju themi të vërtetën.”

Të raportosh të vërtetën nuk është diçka e lehtë sepse kërkon guxim, kërkon punë. Dhe unë besoj se gazetarëve të Zërit të Amerikës, që punojnë jashtë ndërhyrjes nga qeveria, mund t’u njihet plotësisht kjo meritë.

Prandaj them se për mua ka qenë një nder, nëse kam ndihmuar sado pak në këtë përpjekje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë