Dukagjin Gorani, i antarësuar së voni në Vetëvendosje, më parë këshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, ka arritur të marrë votat e mjatueshme për t’u zgjedhur deputet i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Në listën e publikuar sot nga Vetëvendosje, të kandidatëve në zgjedhjet e 11 qershorit nga kjo parti, që janë zgjedhur deputetë, është edhe emri i ish analistit të emisionit Click në RTV 21, Dukagjin Gorani, shkruan gazetametro.net.
Gorani, në një postim në Facebook, disa ditë pas zgjedhjeve të 11 qershorit, kishte thënë se nuk i ka gjasat e mëdha për t’u bërë deputet, por doli të jetë e kundërta.
Zgjedhja e Goranit deputet, e fut atë në listën e emrave që për herë të parë bëhen pjesë e Kuvendit të 120 përfaqësuesve të popullit.
Më poshtë postimi i Goranit, i disa ditëve më parë, ku ai shprehte dyshimin se i kishte marrë votat e mjaftueshme për deputet: