Loading…

Duka i Madh i Rusisë i përgjigjet Princ Lekës: Do të dhuroj për të ndihmuar popullin shqiptar

  • 01/12/2019 | 22:04

Duka i Madh i Rusisë i përgjigjet Princ Lekës: Do të dhuroj për të ndihmuar popullin shqiptar

Me Shqipërinë është solidarizuar edhe Duka i Madh i Rusisë, George, i cili njoftoi se i është përgjigjur kërkesës për ndihmë të Princ Lekës, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, George ka bërë të ditur se do të dhurojë ndihmën e tij për popullin shqiptar.

‘I jam përgjigjur kërkesës për ndihmë të Princit Leka të Shqipërisë, pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe la të vdekur 50 njerëz, 2000 të plagosur, dhe 2400 ndërtesa të dëmtuara. Do dhuroj për të ndihmuar popullin e Shqipërisë në këto momente të vështira’, shkruan Duka.

Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm në mëngjesin e 26 nëntorit, i cili shkaktoi vdekjen e mbi 50 personave dhe lëndoi mbi 900 të tjerë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë