Loading…

‘Duhet ta pyesim Serbinë se çfarë kërkon për të na njohur’

  • 05/09/2018 | 22:19

‘Duhet ta pyesim Serbinë se çfarë kërkon për të na njohur’

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova do t’i kërkojë Serbisë ta njohë pavarësinë e saj, në dialogun për një marrëveshje përfundimtare, në Bruksel.


Limaj ka deklaruar  në televizionin T7, se pala kosovare duhet ta pyesë palën serbe se çfarë kërkon për ta njohur si shtet të pavarur.

Ai ka thënë se pasi të marrë përgjigjen e Serbisë, ekipi negociator kosovar duhet t’ia tregojë Kuvendit të Kosovës kërkesat e Serbisë, dhe t’i pyesë deputetët nëse bën të dialogojnë për to me Serbinë.

Asgjë s’duhet të bëhet pa dritën e gjelbër të Kuvendit, ka theksuar Limaj.

Limaj: Jemi t’u kalkulu partiakisht, nëse vazhdojmë kështu..

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë