Deputetja boshnjake e zgjedhur në zgjedhjet e 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka folur para mediave në lidhje me seancën konstituive që do të mbahet sot, transmeton Gazeta Metro.
Sipas saj nuk ka përafrim qëndrimesh me Kurtin, përderisa nuk është takuar me këtë të fundit. Ndërsa ka thënë se nuk ka ndryshuar asgjë.
“Takim me Kurtin nuk kam pas, qëndrimet nuk i ndryshoj, asgjë nuk ka ndryshu mes partisë sime dhe VV-së dhe nuk kam asnjë arsye që të reagoj brenda Kuvendit siç kam reagu herën e fundit”, ka thënë Balje.
Ajo ka thënë se për Presidentin nuk ka folur ende me asnjë parti./gazetametro.net