Dubai është vendi i disa prej mrekullive më të shtrenjta dhe më të rëndësishme të arkitekturës, por kohët e fundit është bërë edhe ‘shtëpia’ e kopshtit më të madh në botë.
Ai nuk është vendi, që ju prisnit për të parë kopshtin më të madh të luleve për shkak të tokës së shkretë.
Dubai vazhdimisht zhvillon mega projekte, kështu që nuk është për t’u habitur se tashmë aty ka ‘rritur’ edhe një parajsë për sytë.
I quajtur “Dubai Miracle Garden” ai u hap më 14 shkurt dhe mbulon një sipërfaqe prej 72.000 metra katrorë.
Për ndërtimin e tij janë përdorur 100 milion lule dhe numërohen 70 lloje të ndryshme të tyre./gazetametro.net