Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike kanë shtyrë një numër të madh të banorëve të lagjes ‘Kodra e Trimave’ që të dalin në protestë.
Kjo është hera e dytë që këta banorë bëjnë një veprim të tillë, për kundërshtuar kështu reduktimet që kanë nisur tash e sa ditë.
Nga një fotografi e shpërndarë në rrjetin social Facebook shihet se si këta banorë kanë bllokuar edhe rrugën kryesore.
Duke brohoritur “Duam rrymë”, banorët po ashtu bëjnë thirrje që protesta të jetë e qetë./gazetametro.net