Loading…

Dua Lipa vendos rekord në Spotify: Bëhet artistja e parë me katër albume me mbi 5 miliardë dëgjime

  • 06/07/2026 | 20:46

Dua Lipa vendos rekord në Spotify: Bëhet artistja e parë me katër albume me mbi 5 miliardë dëgjime

Ylli shqiptar me karrierë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër arritje të jashtëzakonshme në industrinë muzikore, duke vendosur një rekord të ri në platformën Spotify.


Artistja është bërë këngëtarja e parë që arrin të ketë katër albume, secili me më shumë se 5 miliardë dëgjime, një sukses që dëshmon popullaritetin dhe ndikimin e saj të vazhdueshëm në tregun global të muzikës.

Në këtë rezultat kanë kontribuar edhe disa prej këngëve të saj më të njohura, si “New Rules”, “Don’t Start Now” dhe “Levitating”, të cilat vazhdojnë të jenë ndër projektet më të dëgjuara nga publiku në mbarë botën.

Me këtë rekord, Dua Lipa forcon edhe më tej statusin e saj si një prej emrave më dominues të muzikës pop në vitet e fundit, duke vazhduar të thyejë kufijtë e suksesit në platformat digjitale.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë