Loading…

Dua Lipa shijon momentet e fundit para turneut: Trupi i saj super seksi merr energji nga dielli

  • 08/02/2022 | 10:29

Dua Lipa shijon momentet e fundit para turneut: Trupi i saj super seksi merr energji nga dielli

Ajo po përgatitet për të nisur turneun e saj botëror të mërkurën.


Prandaj, Dua Lipa e shfrytëzoi sa më shumë kohën e saj të pushimit teksa e kaloi fundjavën duke u relaksuar në plazhet e Miamit.

Këngëtarja 26-vjeçare mahnit me bikini rozë teksa shijonte një takim me një mik përpara se të pushonte dhe të lexonte një libër nën rrezet e diellit.

Fiziku i tonifikuar i Duas mori vëmendjen e të pranishmëve, derisa artistja dukej e qetë dhe e relaksuar.

Tre herë fituesja e Grammyt lejoi që bukuria e saj natyrale të shkëlqejë derisa ishte pa makijazh. Dua e kompletoi pamjen me vathë floriri, dhe syze dielli.

Gjatë ditës së saj relaksuese, Dua u argëtua duke lexuar romanin e Khaled Hosseinit të vitit 2007, “A Thousand Splendid Suns”.

Vikendi që lamë pas ishte i fundit për yllin e muzikës për një kohë të gjatë, pasi ajo fillon turneun e saj botëror në Miami më 9 shkurt, shkruan DailyMail.

Ajo do të mbaj turne në të gjithë botën deri në fillim të korrikut, kur do të marrë disa javë pushim.

Javën e kaluar, Dua foli për turneun në “The Late Show” me Stephen Colbert dhe diskutoi për zgjedhjet kreative pas tij.

Dua zbuloi se turneu do të ishte ‘masivisht i ndryshëm’ nga ai që ata kishin planifikuar fillimisht dy vjet më parë.

Stephen më pas e pyeti se si ishte të kishte suksesin e saj shpërthyes me albumin e saj “Future Nostalgia” gjatë pandemisë dhe të mos ishte në gjendje të performonte dhe të takohej me fansat e saj.

“Kam punuar në këtë album për kaq shumë kohë. Isha shumë e apasionuar pas tij. Edhe unë isha shumë krenare për këtë. Ishte një pjesë e punës ku më në fund ndjeva se kisha gjetur vetëbesim dhe kush isha në të vërtetë si artiste dhe kompozitore”, tha Dua.

Ajo tha kur gjithçka u mbyll se nuk donte ta besonte dhe mendoi me aq shumë pasiguri se ndoshta tani ishte koha e duhur për të nxjerrë albumin.

Dua tha se e ka këtë filozofi që deri në publikimin e tyre muzika i takon asaj dhe pasi të dalë nuk është më e saj. Ajo tha se ndjeu se ishte koha e përsosur për ta publikuar me shpresën se këngët do të gjenin vend te secili.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë