Loading…

Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas

  • 02/05/2026 | 09:00

Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas

Dua Lipa nuk pritet të jetë pjesë e eventit të shumëpritur të boksit mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, që synohet të zhvillohet në fund të vitit 2026. Sipas BBC Sport, artistja 30-vjeçare shqiptare është kontaktuar për të performuar gjatë spektaklit, por ka refuzuar ofertën dhe nuk do të përfshihet në këtë ngjarje të madhe sportive.


Më herët, kreu i Autoritetit të Argëtimit në Arabinë Saudite, Turki Al-Sheikh, kishte lënë të kuptohej se mungesa e saj mund të rrezikonte zhvillimin e ndeshjes, megjithëse mbetet e paqartë nëse deklarata ishte serioze apo në formë batute.

Përballja mes Joshua-s dhe Fury-t konsiderohet si një nga duelet më të shumëpritura në boksin britanik, pas shumë përpjekjesh të dështuara ndër vite për t’i sjellë ata në të njëjtin ring. Dy boksierët kanë rënë dakord në parim për kushtet e sfidës, ndërsa organizatorët po mendojnë që ajo të zhvillohet në muajin tetor në stadiumin “Wembley”.

Megjithatë, përpara kësaj supersfide, Joshua duhet të kalojë një provë të rëndësishme ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga, më 25 korrik në Arabinë Saudite. Një humbje në këtë duel mund të vërë në pikëpyetje realizimin e përballjes me Fury-n, sipas promotorit Frank Warren.

Nga ana tjetër, Fury është rikthyer së fundmi në ring pas pensionimit, duke fituar ndaj Arslanbek Makhmudov, dhe po shqyrton mundësinë e një tjetër ndeshjeje përpara se të përballet me Joshua-n.

Në vitet e fundit, eventet e mëdha të boksit janë shoqëruar shpesh me performanca muzikore nga artistë të njohur, duke rritur interesin dhe spektaklin për publikun global. Megjithatë, edhe pa praninë e Dua Lipës, dueli Joshua-Fury pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit 2026, me të dy boksierët që synojnë fitime rekord në karrierat e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë