Loading…

Dua Lipa nga Kosova: Patëm një dasmë të madhe shqiptare, po na rritet rrethi

  • 28/09/2026 | 19:46

Dua Lipa nga Kosova: Patëm një dasmë të madhe shqiptare, po na rritet rrethi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ndau me ndjekësit disa momente nga një dasmë ku ishte e pranishme së fundmi në Kosovë.


Artistja mori pjesë në ceremoninë martesore të kushëririt të saj, ndërsa përmes një postimi në Instagram ka publikuar fotografi dhe video nga atmosfera e festës.

Dua shprehu gëzimin për martesën e kushëririt, duke e shoqëruar publikimin me një urim për çiftin.

“Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe patëm një dasmë të madhe shqiptare. Po na rritet rrethi”, shkroi ajo krahas materialeve të publikuara të dielën.

Prania e Duas në këtë ngjarje vjen si një nga vizitat e saj më private në Kosovë, pa ndonjë angazhim apo paraqitje publike të paralajmëruar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë