Ylli ndërkombëtar Dua Lipa ka kritikuar gjuhën e përdorur nga ministrat e qeverisë Britaneze kur diskutojnë për emigrantët, duke i quajtur ato qëndrime si “shkurtërpamëse dhe mendjevogël”, transmeton Gazeta Metro.
Këngëtarja 27-vjeçare, e lindur në Londër nga prindërt kosovarë, shprehu nevojën për më shumë empati dhe zbuloi se ishte lënduar nga diskutimi i qeverisë për shqiptarët.
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, i ishte referuar më parë “kriminelëve shqiptarë” që kalonin Kanalin dhe e krahasoi mbërritjen e varkave të vogla me një “pushtim”, raporton Yahoo.
Dua Lipa theksoi se Londra është një qytet multikulturor dhe është ndjerë e lënduar nga komentet e qeverisë për shqiptarët.
Kryeministri shqiptar Edi Rama kritikoi komentet e Braverman si “shumë, shumë të turpshme” dhe përmendi Dua Lipën si një shembull të kontributeve pozitive të shqiptarëve në Britani.
Prindërit e Dua Lipes u larguan nga Kosova në vitin 1992, para lindjes së saj, si rezultat i tensioneve nga regjimi serb, i cili më vonë nxiti luftën e Kosovës në vitin 1998.
Ndërsa në nëntor të vitit të kaluar, Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare./gazetametro.net