Loading…

Dua Lipa ‘kapet mat’ rrugëve me një stil të veçantë

  • 22/03/2022 | 10:11

Dua Lipa ‘kapet mat’ rrugëve me një stil të veçantë

Dua Lipa doli pa makijazh në Hollywood të hënën.


Këngëtarja 26 vjeçe, veshi një kostum krejt të verdhë dhe një palë këpucë me pamje komode, shkruan DailyMail.

Veshja përbëhej nga një xhaketë, pantallona të të njëjtit material me një model blu pak poshtë vijës së belit dhe një bluzë që mezi dukej nga pas palltos.

Ajo i shtoi pamjes elegancë me një palë syze dielli reflektuese me korniza blu dhe mbante me vete një shishe uji.

Flokët e gjata të zeza të këngëtares së hitit “Levitating” ishin të lidhura përsëri në stilin bisht.

Paraqitja e Dua Lipës në Hollywood erdhi gjatë një dite pushimi nga turneu i saj “Future Nostalgia”.

Ylli kishte pushim të hënën një pushim nga turneu, por do të kthehet menjëherë në të të martën dhe të mërkurën me koncertin e radhës në arenën “The Forum” në Inglewood.

Turneu “Future Nostalgia” u shty disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi muajin e kaluar në Florida.

Ku turne është promovues i albumit me të njëjtin titull, “Future Nostalgia”, i cili si album mori pesë nominime për ‘Grammy’ dhe fitoi një prej tyre – atë për ‘Albumin më të mirë të zhanrit pop’.

Fitorja e këtij çmimi vitin e kaluar shënoi fitoren e tretë të një çmimi ‘Grammy’ për këngëtaren e hitit “Kiss and Make Up”.

Ndërsa turneu ka qenë i kufizuar deri më tani në Shtetet e Bashkuara, ai së shpejti do të zgjerohet në shkallë globale.

Dua Lipa do të performojë në Vancouver më 1 prill përpara se të kalojë Atlantikun për një seri shfaqjesh në Mbretërinë e Bashkuar që fillojnë më 15 prill.

Ajo do të udhëtojë në të gjithë Evropën, përfshirë Belgjikën, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, mes vendeve të tjera përpara se të niset në jugperëndim në Amerikën Latine. Atje ajo do të kërcejë nga Argjentina në Kili në Kolumbi dhe në fund në Meksikë.

Pas muajsh performancash, ajo do të përfundojë turneun në Perth, Australi më 16 nëntor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë