Loading…

Dua Lipa jep 5 mijë paund për banorët në Palermo, shenjë falënderimi për telashet që ua shkaktoi dasma

  • 08/06/2026 | 14:29

Dua Lipa jep 5 mijë paund për banorët në Palermo, shenjë falënderimi për telashet që ua shkaktoi dasma

Banorët sicilianë kanë kritikuar ashpër Dua Lipën pasi dy sheshe të qytetit u bllokuan për festën e dasmës së këngëtares këtë fundjavë.


Të enjten, policia hoqi posterat e protestës ku shkruhej: “Palermo nuk është me qira” dhe “Sheshi ynë nuk është dhoma juaj e ndenjjes”.

Siç raporton britanikja The Sun, Dua Lipa u pagoi 5,000 paund, apo në euro 5,788 banorëve në Palermo për t’i falënderuar që toleruan zënien e rrugëve të tyre.

Ky gjest thuhet se është bërë për të kompensuar banorët, apartamentet e të cilëve kanë pamje nga zona, për problemet me parkimin.

Dua u martua me bashkëshortin e saj Callum Turner në një dasmë luksoze në ishullin italian të Sicilisë.

Ikona e muzikës pop Dua dhe aktori Callum u shoqëruan nga personazhe të tjerë të famshëm ndërsa festonin martesën e tyre.

Banorët sicilianë vendosën postera nëpër qytet duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Duas.

Por dje në mëngjes, grafite u shfaqën edhe në muret e sheshit piktoresk Piazza Croce dei Vespri.

Ky shesh dhe Piazza Sant’Anna ngjitur me të janë mbyllur për ditën e parë të tri ditëve festime, ndërsa ylli i “One Kiss”, Dua, 30 vjeçe, dhe aktori Callum Turner, 36 vjeç, po festojnë martesën e tyre.

Ata u martuan zyrtarisht në Londër fundjavën e kaluar përpara se të udhëtonon në Itali këtë javë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë