Loading…

Dua Lipa fiton çmimin ‘Artistja më e mirë Pop/R&B’ në Brit Awards 2022

  • 08/02/2022 | 22:01

Dua Lipa fiton çmimin ‘Artistja më e mirë Pop/R&B’ në Brit Awards 2022

Sonte (e martë) po mbahet mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards 2022.


Yje të shumtë britanikë kanë marrë pjesë dhe janë nderuar me çmime për të arriturat vjetore në muzikë.

E nominuar në këtë ngjarje ka qenë edhe artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka arritur të triumfojë në një nga dy çmimet për të cilat konkurronte.

Ajo ka fituar çmimin “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit Pop dhe R&B”, duke lënë prapa emrat e suksesshëm si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.

Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, teksa i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun.

Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, gjersa kërkoi falje për mos-prezencën e saj në mbrëmje.

Lipa nuk mundi të ishte prezente në Mbretërinë e Bashkuar për eventin, pasi ndodhet në kontinentin amerikan për turneun e saj “Future Nostalgia”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë