Loading…

Droni vëzhgues filmon momentin kur artileria ukrainase shkatërron makinerinë luftarake të rusëve në Bakhmut

  • 03/06/2023 | 12:23

Droni vëzhgues filmon momentin kur artileria ukrainase shkatërron makinerinë luftarake të rusëve në Bakhmut

Forcat ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë makinerinë luftarake të rusëve në rrugët e qytetit të shkatërruar të Bakhmutit.


Në videon që e ka regjistruar droni vëzhgues i ushtrisë ukrainase, shihen dy mjete të djegura që i përkisnin forcave ruse, transmeton Telegrafi.

“Pjesëtarët e brigadës së 93-të të motorizuar kishin vërejtur dy mjete të forcave pushtuese duke transportuar derivat dhe ushtarë në Bakhmut. Cisterna dhe kamioni janë shkatërruar nga artileria ukrainase”, thuhet në raportin e ushtrisë së Kievit.

Deri më tani nuk dihet saktësisht se në cilën pjesë të Bakhmutit është realizuar videoja. Megjithatë shihet qartë se në çka është shndërruar Bakhmuti, në të cilin po zhvillohen betejat më të përgjakshme në Ukrainë.

Qyteti që para luftës kishte rreth 80 mijë banorë, është bërë pothuajse rrafsh me tokë. Yevgeny Prigozhin, themelues i grupit mercenar rus Wanger, pati pretenduar se ka marrë kontrollin e plotë të Bakhmutit.

Megjithatë doli të jetë një gënjeshtër. Përkundrazi, pjesëtarët e tij kanë filluar të tërhiqen nga ky qytet në lindje të Ukrainës për shkak të humbjeve të mëdha.

Bakhmuti gjendet në afërsi të qytetit të madh Gorlovka, dhe ka një rëndësi të madhe sa i përket furnizimit me armë të forcave ukrainase në tërë rajonin e Donbasit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë