Loading…

Droga nga Shqipëria në duart e mafisë së njohur kalabreze ‘Ndrangheta’

  • 20/11/2018 | 07:38

Droga nga Shqipëria në duart e mafisë së njohur kalabreze ‘Ndrangheta’

“Mafia kalabreze, Ndrangheta, kontrollon një ekonomi të gjerë përmes trafikut të kokainës që mbërrin me tonelata nga Amerika Jugore dhe hyn në Itali përmes porteve të Livornos, Gioa Taura, Napoli e Salerno, por dhe përmes porteve të Adriatikut në Shqipëri”.

Kështu ka konfirmuar edhe një herë të hënën në Venecia kryeprokurori i Antimafisë italiane, Federico Calfiero de Raho, për lidhjet mes trafikantëve shqiptarë të drogës e mafisë kalabreze Ndrangheta.

Gjatë një konference me të gjitha strukturat e prokurorive italiane, De Raho ka theksuar fuqinë ekonomike të mafisë italiane e shtirë pothuajse në të gjithë Evropën dhe që përmes shoqërive offshore dhe investimeve në biznesin e lojërave të fatit, riciklon paratë e pista duke influencuar tregjet ekonomike kudo qofshin.

“Mafitë nuk janë më ashtu siç imagjinoheshin njëherë e një kohë. Janë sipërmarrje në të gjitha drejtimet me pasuri të pakufishme që ndikojnë në ekonominë reale”, ka deklaruar të hënën kryeprokurori i Antimafisë e antiterrorizmit italian, Federico Calfiero de Raho, gjatë konferencës vjetore “Masat parandaluese ndaj kapitalit; legjislacioni e praktikat e veprimit” mbajtur në qytetin e Venecias.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë