Loading…

Driton Selmanaj: Qeverisë Kurti i duhet 20 vite që të mësohet të qeverisë

  • 19/05/2022 | 22:21

Driton Selmanaj: Qeverisë Kurti i duhet 20 vite që të mësohet të qeverisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar qeverinë Kurti, duke thënë se qeveria Kurti si lëvizje e majtë ende nuk e ka kuptu rëndësinë e pozitës publike.


“Këta akoma nuk e kanë kuptu rëndësinë e pozitës publike, këta mendojnë akoma që mund të sillen, nuk dua të them, por logjika e rrugës nuk mund të bartet në institucione. Siç duket lëvizjet e majta janë lëvizje protestash dhe si të tilla nuk mund të qeverisin sepse këta akoma po mendojnë që janë duke protestu nuk janë në institucione, dhe brenda institucioneve ka rregulla, standarde, ka kushtetutë, ligje”, tha Selmanaj.

Tutje, Selmanaj bëri edhe një krahasim të një studenti të mirë, dhe një të dobët, duke i’u referuar kabinetit të qeverisë Kurti.

“Ka studentë të mirë që fakultetin e kryejnë për katër vite, por ka studentë që njëzet vite mbesin në fakultet, Kam përshtypjen që një numër i madh i këtij kabineti qeveritar do ti duhen njëzet vjet për tu mësuar”, deklaroi Selmanaj në Kanal10.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë