Deputeti nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku tha se Qeveria Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, shkruan Gazeta Metro.
Selmanaj po thotë se një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara.
Ai ka shkruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti edhe presidenti Hashim Thaçi, duhet ta kenë të qartë që Kuvendi i Republikës së Kosovës është i vetmi institucion që mund të vendos për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Postimi i plotë nga Selmanaj:
Për vetëm 50 ditë qeverisje!!!
E konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese: Qeveria Kurti ka cenuar Rendin Juridik dhe Kushtetues në Kosovë.
Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara!
Duhet ta kenë të qartë edhe Albin Kurti edhe Hashim Thaqi që Kuvendi i Republikës së Kosovës është i vetmi institucion që mund të vendos për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.//gazetametro.net