Loading…

Dreshaj i reagon Albin Kurtit për Teuta Rugovën: S’është marrë peng, ajo e ka hisen brenda qeverisë

  • 04/09/2018 | 21:35

Dreshaj i reagon Albin Kurtit për Teuta Rugovën: S’është marrë peng, ajo e ka hisen brenda qeverisë

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të VV-së, Albin Kurtit, i cili prezencën e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova në sallë e quajti peng para syve të dy milionë qytetarëve.


Lidhur me këtë, Dreshaj ka thënë se Teuta Rugova nuk është marrë peng nga askush. Sipas tij, ajo është partnere e qeverisë “Haradinaj”.

“Teuta Rugova nuk është marre peng nga askush. Nuk i kuptoj ata njerëz qe e shohin te çuditshme votën “pro” Qeverise te saj. Po ajo është partnere e kësaj qeverie. Ajo e ka edhe hisen e vet brenda qeverise. Ministri I Diaspores eshte nga Lista Rugova”, ka thënë Dreshaj.

“Kjo edhe mund te mos i pelqej disave, por ky duhet te jete problemi i atyre njerezve, e jo i Tauta Rugoves. Eshte marre te manipulohet kaq ulet me emrin e saj”, përfundon Dreshaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë