Kandidati i pavarur në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka filluar fushatën e tij ende pa filluar ajo zyrtarisht, duke u marr drejtpërdrejt me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Ai ka ftuar Veselin për mjelje të buallicave, duke i thënë se kjo do të ishte më mirë se sa mjelja e qytetarëve.
Shkrimi i plotë i Xhaxit Drenorit në Facebook:
Veseli, hajdeni e mjelim bollicën e jo më qytetarët e Drenasit.
Boll ma! 17 vite Drenasi u shfrytëzu si plaçkë nga shumë shokë të Juaj duke shkelur besimin dhe përkrahjen e qytetarëve.
Ferronikeli- nga 900 punëtorë, vetëm rreth 500 i ka nga Drenasi.
Tymin, pluhurin e besa edhe helmin e thithin vetëm qytetarët e Drenasit.
Gurthyesit që operojnë në komunën e Drenasit janë me shumë defekte ligjore.
Pompa, hotele, motele e restaurante të ndërtuara në tokë bujqësore në komunën e Drenasit (absolutisht jashtëligjshëm).
Ndërtime të larta në qendër të Drenasit në kundërshtim me ligjin.
Zyrtarë komunal në drejtorinë e urbanizmit që ashiqare i shesin lejet ndërtimore.
Rrugë, kanalizime të ndërtuara me cilësi jashtë çdo standardi të lejuar nga firma (operatorë ekonomik) në lidhje të ngushtë familjare apo klientelë me politikën.
Kulminacioni i të keqës që do ketë pasoja negative afatgjate në komunën tonë është angazhimi i mësimdhënësve me diploma falco; me diploma vetëm të shkollës së mesme (kryesisht familjarë apo klientë të politikës).
Të gjitha këto që i përmenda e kanë një emërues të përbashkët: mbrapa këtyre keqpërdorimeve qendrojnë njerëz të partisë (disa nga ta shumë të afërt me Ju).
Boll ma o burrë i dheut!
Në krye të partisë erdhët me premtimin bazë: luftë e pa kompromis kundër korrupsionit. Madje haptas thatë që PDK-ja do distancohet nga keqpërdorues të pozitave zyrtare që i kanë fituar nga partia.
Eja në Drenas, të gjithë këta zyrtarë janë të identifikuar me emra të përveqëm dhe me një mal shkeljesh ligjore.
E patëm shancen me fillu me Drenas me pastru partinë nga hajnat.
Më mbështetjën e disa nga njerëzve afer Jush e fillova dhe kogja me sukses për tri vite arrita me i identifiku, demasku dhe luftu keqpërdoruesit që lidhen me parti.
E lëshuat këtë shancë!
Pra, veprimet e mija 100% brenda statutit të PDK-së i injoruat dhe vendosët të përkrahni njerëz pa fije kredibiliteti profesional dhe moral.
Dita kur do të bindeni që unë isha më PDK, pra shumë më shumë se ata që po i përkrahni, nuk është larg.
Zoti Veseli ,sikur të mbështetnit vizionin tonë,vizionin e qytetarëve me besoni që nuk do të kishit nevojë të angazhonit në fushatë deputetë e ministra .
“Blerja” e zotit Bazaj ishte e vonë zoti Veseli meqë perkrahesit e tij ishin dhe janë kategorikë kundër kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, prandaj balotazhi është i pashmangshëm në Drenas.