Loading…

Drenasin do ta fitojë pa koalicione

  • Nga

  • 10/12/2016 | 16:46

Drenasin do ta fitojë pa koalicione

Ramiz Lladrovci është i pari kandidat për kryetar të komunës së Drenasit që lëkundi fitoren e PDK’së në Drenas. Por, ai thotë se nuk do të ketë asnjë befasi, dhe më 18 dhjetor, dita kur do të jenë të mbahet balotazhi do të rikonfirmohet fitorja e tij në këtë komunë, tradicionalisht përkrahëse e PDK’së.


Lladrovci në një bisedë për gazetametro.net, ka thënë se nuk do të ketë luhatje të bastionit të PDK’së, dhe sipas tij, edhe në raundin e parë fitorja e tij, ishte e qartë pasi rezultati ka treguar se ai ka udhëhequr me rreth peshëdhjetë për qind votave më shumë se kundërkandidati nga NISMA, me të cilin do të përballet në balotazh.

“Në asnjë rast nuk do te ketë luhatje të bastionit të PDK’së nga Drenasi e as Drenica. Edhe në raundin e parë ishte një fitore shumë e qartë”, ka thënë Lladrovci për gazetametro.net.

Derisa kundërkandidati i tij për garën e 18 dhjetorit, Isa Xhemajlaj nga NISMA ka nënshkruar koalicione me AKR’në dhe kandidatin e pavarur Xhavit Drenori, që të dy së bashku në raundin e parë përafërsisht kanë mbledhur mbi 15 për qind të votave të elektoratit të Drenasit, Lladrovci duket të jetë i bindur se elektorati i PDK’së nuk do e tradhëtojë, dhe thotë se koalicioni i tij i përhershëm është qytetari.

“Koalicioni im i përhershëm dhe i qëndrueshëm është qytetari dhe besnikëria e qytetarit. Kultura politike e manifestuar në këto zgjedhje janë mostër në nivel vendi”.

Ndërsa për shkaqet që e quan në balotazh, i pari rast që i ndodhë një kandidati të PDK’së në Drenas, Lladrovci, ka thënë se këtë është duke e analizuar selia qendrore e partisë por edhe strukturat lokale të degës, dhe sipas tij rekomandimet do të prodhojnë efekte të fuqizimit dhe rikonfirmimit të bastionit të PDK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected].net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë