Loading…

Drenasi do debat publik për kodin e veshjes së mësuesve

  • 02/04/2017 | 22:00

Drenasi do debat publik për kodin e veshjes së mësuesve

Secili mësimdhënës duhet të respektojë kodin e veshjes dhe pamjes konform kodit të mirësjelljes, ku ndalohen xhinset, fundi mbi gju, bluza e zbuluar, pantallonat e shkurtër te meshkujt, mjekra të lëshuara dhe veshjet me karakter fetar.

Kështu thuhet në rregulloren e Organizimit të Punës në Institucionet Edukativo Arsimore, saktësisht neni 33, pika 6 e tij.

Por, kjo rregullore nuk është miratuar ende, meqë komuna e Drenasit do të organizojë debat publik për këtë.

Shumica e drejtorëve të shkollave të Drenasit nuk kanë dashur të prononcohen, me arsyetimin se atyre nuk u ka ardhur kurrfarë kopje e rregullores, ani pse është përpiluar.

Por, drejtori Bytyçi thotë se është i kënaqur me veshjen e stafit të tij.

Ndërkaq, zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra, është shprehur se kjo rregullore është hartuar pasi është paraqitur një nevojë e tillë për t’u përcaktuar kodi i veshjes për mësimdhënës.

Dobra thotë se debati publik do të organizohet në muajin prill dhe më pas edhe pritet të votohet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë