Loading…

Drejtoria Kundër Terrorizmit me pajisje të teknologjisë së fundit

  • 01/11/2016 | 20:22

Drejtoria Kundër Terrorizmit me pajisje të teknologjisë së fundit

Drejtoria Kundër Terrorizmit ka pranuar një donacion prej 45 mijë dollarëve  në pajisje teknike nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) dhe Byroja Ndërkombëtare kundër Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Departamenti i Shtetit të SHBA.

Këto pajisje do të ndihmojnë zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit në kryerjen e detyrave dhe arritjen e objektivave në luftën kundër terrorizmit.

Ata kanë falënderuar edhe njëherë  ICITAP dhe institucionet e shtetit të SHBA-së për përkrahjën që i ofrojnë Drejtorisë Kundër Terrorizmit në ofrimin e trajnimeve dhe ndihmën në pajisje të teknologjisë së fundit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë